English

OKB dhuron 253 mijë dollarë për zonat e përmbytura në Shkodër

Tiranë, 23 korrik, NOA – Janë gjashtë vepra publike që do të rikonstruktohet me një fond të veçantë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në zonat që u përmbytën gjatë muajit janar në qarkun Shkodrës.

Fondi i OKB prej 253 mijë dollarësh do të vihet në funksionim me anë të agjencive të tjera ndërkombëtare UNDP, UNICEF dhe OCHA.

Marrëveshja për këto projekte u nënshkrua sot nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Koordinatorja e OKB në Shqipëri Gulden Turkoz-Cosslett.

253 mijë dollarëtr do të përdoren për: rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Xhaferraj në komunën Ana e Malit. Gjithashtu do të rikonstruktohet rruga Sukaj në komunën Dajç.

Projekte të tjera janë rikonstruksioni i ujësjellësit në fshatin Ças në komunën Velipojë, rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në fshatin Luarzë të komunës Velipojë, rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në komunën Bushat dhe rikonstruksioni i dy qendrave shëndetësore në Bashkinë e Shkodrës.

Ministria e Brendshme njofton se në bazë të marrëveshjes së nënshkruar zbatimi i këtyre projekteve do të kryhet brenda këtij viti.

NOA

KOMENTE