Pakistan - Të Paktën 17 Të Vdekur Nga Shirat E Rrëmbyeshëm
KUETA, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 17 persona gjetën vdekjen dhe dhjetëra fshatra u përmbytën nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve në jugperëndim të Pakistanit, njoftuan sot zyrtarë lokalë.
Pesëmbëdhjetë persona janë mbytur pas rrebesheve të fuqishme të së mërkurës në mbrëmje në distriktin Barkhan, njoftoi zyrtari i provincës Baluçistan, Akbar Durrani.
Rreth 4 000 persona janë cënuar nga këto shira që shkaktuan dëme të mëdha në 25 fshatra të disktriktit, dëmtuan rrjetin elektrik, ura dhe rrugë, izoluan disa lokalitete dhe përmbytën fusha, shtoi ai.
Të paktën dy persona të tjerë gjetën vdekjen në distriktin Sibi, njoftojnë autoritetet federale të ndihmës, të cilat bënë të ditur se kanë dërguar më tepër se një mijë tenda. Rreth 30 fshatra janë përmbytur, njofton zyrtari lokal Qamar Masod.
Në vitin 2007, shirat e rrëmbyeshëm të musoneve kanë shkaktuar më tepër se 200 të vdekur.
/e.v/