Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 23 Korrik/- Titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme 23 korrik.
"Panorama"
BLLOKOHET LIGJI, SHISH, 3 DEPUTETË TË PD BASHKOJNË VOTAT ME PS
Zbardhet proceverbali/ Maxhoranca nuk ka mundur dot dje të miratojë projektligjin e SHISH, pas kundërshtimeve të opozitës dhe LSI.
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Miratohen ndryshimet në ligjin e pronave dhe atë për Arsimin e Lartë, shtyhen kodet më 84 vota.
Gjykata e OKB-së: Pavarësia e Kosovës, e ligjshme
"Koha Jonë".
KOSOVA U KRY DHE NË GJYKATË
Ditë historike për të gjithë shqiptarët. Gjykata e Hagës me shumicë votash, në opinionin e saj rrëzon Serbinë dhe vlerëson se pavarësia ishte e ligjshme.
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Universitetet, formula e re e llogaritjes së pikëve
Trafik drogemë autobusin Tiranë-Athinë, kapen 200 kg hashash.
"Shqip"
OPOZITA, NJË NATË "ROJË" PËR SHISH-in
Projektligji i SHISH, PS kërkon tërheqjen përfundimtare. Rama: Drafti i Berishës bie ndesh meinteresat kombëtare. Kryeministri refuzon prononcimin.
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Zbardhet grupi "i diplomatit" në SHBA
Kosova tani anëtare e OKB-së, BE, negociatore për dialogun
"Shekulli"
TELEFONATA, PD TËRHEQ LIGJIN E SHISH
Kreu i Nato-s, Rasmussen, telefonoi Berishën: Mos miratoni ligjin.
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Mash: Si duhet plotësuar formulari A2.
Kriza politike,negociatat PS-PD në rrezik
"Gazeta Shqiptare"
SHISH, SHERRI BERISHA-META, BISEDA E ACARUAR: MË JEP VOTAT PËR LIGJIN,META: S`BËHET
Dështon magjoranca, debatet e plota në komision. Oketa: Votoj Naton, jo Fatos Hoxhën. Stërkaj: Kam sakrifikuar karierën time për Naton. Çfarë ndodhi ditën e djeshme në negociatat sekrete.
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Haga: Kosova, e pavarur. BE: Vendimi, shuplakë e rëndë për Serbinë.
Shtëpitë,dalin çmimet e tregut për 64 qytete.
"Mapo"
SI ERRËZUAN META DHE SHBA LIGJIN PËR SHISH
Detajet e operacionit për rrëzimin e ligjit të shërbimit sekret.Si i bindi Meta dy deputetët çamë dhe takimi i Edi Ramës në ambasadën amerikane.
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Festë në Kosovë, pavarsia e ligjshme
Buxhetorët, skemë e re pagash për fondin 2011./i.s/