English

Pheniani: Përgjigje Force Kundër Sanksioneve Amerikane

HANOI, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut premtoi sot një përgjigje force kundër sanksioneve të reja njoftuar nga SHBA-ja pas mbytjes së anijes koreanojugore ''Cheonan'', që Uashingtoni dhe Seuli fajesojnë Phenianin. "Do të ketë një përgjigje force për masat e vendosura nga SHBA-ja'', deklaroi për gazetarët zëdhënësi i delegacionit koreanoverior në një Forum për Sigurinë në Azi, organizuar në Hanoi. "Ne nuk jemi më në shekullin e XIX, që të ruajmë të ashtuquajturën 'diplomaci e anijeve'', shtoi Ri Tong Il./ /ec/ a.jor.
KOMENTE