English

Ps:Ministri Prifti Të Japë Përgjigje Para Drejtësisë

TIRANË, 23 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste (PS) vijoi sot akuzat ndaj Ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti i cili saj është pasuruar përmes aferave korruptive me 2 miliardë e gjysëm lekë gjatë vitit të kaluar. "Dritan Prifti fitoi plot 2 miliardë e gjysëm lekë në vitin e krizës ekonomike. Ndërkohë që në Shqipëri papunësia u rrit vitin e fundit me plot 100 mijë të papunë, ndërkohë që për pensionistët dhe punonjësit e administratës shtetërore jetesa u veshtirësua dhe faturat e ujit e energjisë u disafishuan, Ministri i Ekonomisë deklaroi një fitim neto prej 2 miliardë e gjysëm lekësh", tha sot në një deklaratë për mediat deputetja e PS-së Ermonela Felaj. Sipas saj ministri Prifti nuk mund të fshihet, por duhet të japë përgjigje para drejtësisë. /a.s/
KOMENTE