Rama: Kriza Ekonomike Po Thellohet, Qeveria Përgjegjëse
TIRANË, 23 Korrik/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, bëri sot përgjegjëse qeverinë për moszgjidhjen e krizës ekonomike në vend, që sipas tij, "po thellohet përditë e më shumë".
Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me mediat, kryesocialisti Rama tha se, "zvarritja e krizës shton kostot politike të drejtuesve të vendit që kanë zgjedhur recetën e gabuar për daljen kjo situatë".
Duke u ndalur te raporti i fundit i FMN-së, për disa sygjerime për ekonominë shqiptare, Rama pohoi se, "FMN flet për dobësi strukturale të ekonomike dhe për një borxh të rritur që shumë shpejt mund të bëhet i papërballueshëm" duke shtuar se, "në raport theksohet se nuk ka hapësira për politikat e ekonomisë".
Ai u ndal edhe tek akuzat e Ministrit të METE-së, Dritan Prifti i cili ka akzuar kreun e PS-së, për përdorim të lëndëve narkotike, duke sqaruar se, "prej 7 vjetësh ai dhuron gjak në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë"./s.d/f.n/