Tiranë, 23 korrik, NOA – Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka pasqyruar të gjitha shqetësimet që Partia Socialiste ka shprehur për ekonominë. Kryetari i PS-së, Edi Rama në bashkëbisedimin me gazetarët i është referuar sërish krizës ekonomike në vend.
Duke ju referuar raportit të FMN-së, Rama ka theksuar se opozita e ka ngritur zërin për problemet ekonomike. “Brenda kornizës diplomatike raporti i FMN përmban të gjitha shqetësimet e shprehura prej nesh dhe përbënë një arsye për të qenë të jashtëzakonisht të shqetësuar”.
Rama është ndalur dhe një herë ate kuzat për dietat e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe pasurisë së ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
“Rasti i Dritan Priftit, që pasurohet në mënyrë të paligjshme dhe që mban peng kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e përmbledh shembullin e filozofisë qeverisëse”, u shpreh Rama.
Kreu i PS-së nuk është ndalur në akuzat personale të ministrit Prifti, por ka theksuar se pasurimi i tij dhe abuzimet e ministrit të Mbrojtjes Imami janë modelet që kanë sjellë dështimin e ekonomisë dhe krizën në të cilën po kalon vendi sot.
(Vijon..)