Tiranë, 23 korrik, NOA – Vetëm gjatë ditës së djeshme Policia e Tiranës ka kryer pesë operacione për veprën penale të vjedhjes. Rastet janë të ndryshme dhe kanë ndodhur në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Veç vjedhjes me dhunë të një gruaje 70 vjeçare nga një i ri, policia ka arrestuar dhe një person që ka tentuar të vjedhë shtëpinë e një shtetasi amerikan me banim në Tiranë. Bëhet fjalë për 31 vjeçarin Gentian Roland Xhaferri. Ai është arrestuar dje në Rrugën e Elbasanit.
Po dje policia ka ndaluar dhe 45 vjeçarin Edmond Adem Vokshi. “Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 05.00, në sheshin “Skënderbej” dyshohet të ketë vjedhur disa shufra hekuri të firmës “Fusha Konstruksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka arrestuar dje dhe 44 vjeçarin Fatjon Ismail Korra. Sipas policisë dje rreth orës 22.00, në afërsi të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Korra dyshohet të ketë vjedhur një celular tip “Samsung”. Celulari i është marrë një bashkëmoshatari të tij.
Ndërsa vjedhja me spektakolare ka qenë ajo e dy të rinjve të cilët kanë marrë 1 milionë lekë në banesën e një shtetaseje. Të arrestuarit janë Kristjan Mark Rodestani, 20 vjeç dhe Renaldo Fatos Dervishi, 26 vjeç.
NOA.