English

Sot, 40 vjet nga martesa e Albanos dhe Rominës

Romë, 23 Korrik, NOA – Sot mbushen plot 40 vjet nga dasma përrallore e këngëtarit Albano Carrisi dhe Romina Pouer.

Ka qenë pikërisht viti 1970 kur në një fshat pak kilometra nga Brindisi, Cellino San Marco, këngëtari dhe princesha amerikane, vajza e Hollivudit lidhën kurorë.

Ai me syzet dhe baseta të gjata, kravatë dhe me një bukuri të thjeshtë e të freskët, ndërsa ajo me flokë të gjatë e të errët të lirë nën një vello të bardhë.

Një festë e shkëlqyer që do të kishte shkaktuar një nga partneritetet më të suksesshme, i cili zgjati rreth një çerek shekulli në jetën e tyre, duke krijuar një lidhje të mrekullueshme edhe në jetën muzikore të përbashkët.

Nga bashkimi i Albanos dhe Rominës lindën katër fëmijë: Ylenia, Yari - i vetmi mashkull, Cristel dhe Romina Junior.

Shumë nga këngët e tyre patën sukses të madh në Sanremo, por kënga e tyre më e njohur do të ishte “Felicita’”.

Ndërkaq, më vitin '93 tragjedia e vdekjes në vajzës së parë të Neu Orleans, Ylenia, shqetëson ekuilibrin familjar dhe pas viteve të vështira, martesa rezistoi deri në 1999, viti i ndarjes, i ndjekur më pas nga divorci. n.e/NOA

KOMENTE