English

Sport: France - Blanc: Asnje Prej 23 Lojtareve Te Boterorit 2010 Ne Ndeshjen Miqesore Ndaj Norvegjise

TIRANE, 23 Korrik/ATSH-AFP/. - Trajneri i ri i ekipit te Frances ne futboll, Laurent Blanc, i ka propozuar te premten Keshillit Federal te Federates, qe per ndeshjen miqesore ndaj Norvegjise me 11 gusht te mos marre asnje prej 23 futbollisteve te seleksionuar per Boterorin 2010 ne Afriken e Jugut, beri te ditur Federata Franceze. Trajneri do te komunikoje listen per lojtaret qe do te grumbulloje, me 5 gusht ne seline e Federates. Laurent Blanc, i cili prezantoi sfatin e tij dhe projektet e veta sportive, doli nga Keshilli Federal i Federates pas ores 16.00, duke refuzuar te beje nje deklarate per shtyp. Ky vendim i tij cilesohet si nje sanksion kolektiv per fiaskon qe pesoi perfaqesuesja franceze ne Boterorin 2010. /a.ke/
KOMENTE