English

Sport-Futboll/ Superliga, Kampionati I 77-Të Në Botë

TIRANË, 23 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Superliga shqiptare renditet në vendin e 77-të në botë, sipas klasifikimit të këtij viti të Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Superliga ka gjithsej 143 pikë dhe renditet e 30-ta në Evropë, duke humbur 14 pozicione nga renditja e vitit të kaluar (ishte në vendin e 63-të në botë). Ndër të gjithë kampionatet në Ballkan, vetëm Kroacia renditet një pozicion më mirë se Shqipëria, ndërsa kampionatet e tjera renditen më poshtë. Bullgaria renditet e 78-a, Serbia e 79-a, Maqedonia e 86-a, Bosnje-Hercegovina e 94-a, Sllovenia e 95-a dhe Mali i Zi i 108-i. Ky institut analizon çdo vit kampionatet më kompetitive dhe në bazë të disa statistikave dhe analizave bën edhe renditjen e përgjithshme. Për këtë vit vendin e parë e ka marrë Spanja (vjet ishte Anglia), i konsideruar si kampionati më i fortë në Botë. - Renditja e kampionateve sipas IFFHS Spanja 580 pikë Brazil 577 Argjentina 536 Italia 508 Anglia 486 Gjermania 457 Franca 413 Peru 407 Kili 362 Paraguaj 357 .... 76. Kroacia 144 77. Shqipëria 143 78. Bullgaria 142 79. Serbia 141 /f.n/
KOMENTE