Teknologji - Indi - Prodhohet Laptopi Që Kushton Vetëm 35 Dollarë
NJU DELHI, 23 korrik /ATSH-MIA/ - India prodhoi kompjuterin laptop më të lirë në botë, që kushton vetëm 35 dollarë, njoftoi radioja gjermane ''Deutsche Welle''.
Ministri indian i Zhvillimit, Kapil Sibal e paraqiti kompjuterin e ri, që do të jetë i destinuar për studentët, ndërkohë që janë në vijim negociatat për prodhuesit e mëdhenj të prodhimit masiv të këtij lloj kompjuteri.
Pritet që kompjuteri, software-i i të cilit do të bazohet në sistemin ''Linux'', t'u vihet në dispozicion studentëve dhe institucioneve të larta arsimore nga viti 2011.
Sipas Sibalit, qëllimi gjatë viteve të ardhshme është që çmimi i kompjuterit të ulet deri në 10 dollarë./
a.jor.