English

Testi i stresit, 91 banka evropiane sprovohen për efektet e krizës

Bruksel, 23 Korrik, NOA – Sa të zonjat janë bankat që t’u mbijetojnë krizave të ardhshme ekonomike.

Ky përfundim pritet të dalë nga i ashtuquajturi “testi i stresit”, të cilit i janë nënshtruar sot 91 banka në të gjithë Evropën.

Lajmi bëhet me dijeni nga autoritete të larta të financave evropiane, sipas të cilave ky test do të provojë sesa i fortë është sistemi bankar financiar në kohët e krizës, të cilat ka gjasa që të rishfaqen edhe në të ardhmen.

Rezultatet për këto banka synojnë sigurimin e investitorëve se ato arrijnë të kenë baza të qëndrueshme në mirëfunksionimin e tyre, në mënyrë që ata të mos i tërheqin depozitat prej tyre.

E duke krijuar kështu një përshtypje të mirë mbi gjendjen e mirë të sektorëve financiarë të kontinentit, këta investitorë do të kenë mundësi që të mos krijojnë impakt negativ me tërheqjen e tyre.

Bëhet me dijeni se në këtë test janë përfshirë 4 bankat më të mëdha britanike, RBS, Lloyds, HSB, C dhe Barclays, të cilat paraqiten më të mundshmet për ta kaluar këtë test, sikundër edhe ato të Gjermanisë që renditen pas tyre.

n.e/NOA

KOMENTE