Qipro, 23 korrik, NOA – Vendet që kanë rajone separatiste nuk mund t’i referohen më rastit të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Uestervelle, tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sqaron se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte unike dhe nuk krijon precedent për rajonet separatiste në botë.
Ai i bëri këto komente në Nikozi të Qipros, ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Shefi i diplomacisë gjermane tha se vendimi i GJND-së “nuk është vendim për shtetet apo rajonet e tjera të botës”.
Qiproja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
NOA