English

Vetëvaret 43-vjeçarja, qe e sëmurë mendore

Ersekë, 23 Korrik, NOA – Një grua 43-vjeçare është vetëvarur në shtëpinë e saj, e vënë përfund nga sëmundja mendore, për të cilën edhe kurohej.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se viktima mban inicialet M.E. dhe rezulton si banuese në fshatin Mollas.

Thuhet se ajo ishte e sëmurë mendore dhe kurohej prej mjekëve prej shumë kohësh për kurimin e saj.

Nga ana e tyre, forcat policore të Ersekës kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të “Shkaktim të vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE