Durrës, 23 korrik, NOA – Dy të rinj janë ndalur dje nga Policia e Durrësit për akuzën e vjedhjes. Denoncimi ndaj tyre ka pasur të bëjnë me vjedhjen e një sasie dardhësh nga kopshti një fermeri në fshatin Rramant të Durrësit.
Të rinjtë me inicialet, E, B 18 vjeç dhe A. Gj 22 vjeç kanë hyrë në pemëtoren e shtetasit N. B dhe kanë marrë prej andej rreth 30 kilogramë dardhë.
Pasi kanë mbushur çantat me frutin e stinës dy të rinjtë janë larguar. Por gjatë largimit ata janë pikasur nga pronari, N. B, i cili në pamundësi për t’i ndalur dhe për tu marrë sasinë e frutave të vjedhura, është drejtuar për në polici duke bërë dhe përshkrimin e dy vjedhësve.
Më pas policia ka bërë ndalimin e dy personave dhe sekusetrimin e frutave.
Policia e Durrësit njofton se ndaj dy të rinjve kanë nisur procedurat penale për veprën e vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit.
NOA