Vritet Një 25 Vjeçar Në Rrëshen, Policia Në Kërkim Të Autorit
LEZHË, 23 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Një shtetas rreth 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së ditës së sotme në qytetin e Rrëshenit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë bëjnë të ditur për ATSH-në se, viktima quhet Sokol Gjoka, banor i qytetit të Rrëshenit.
Forcat e policisë së komisariatit të këtij rrethi, të mbërritura menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar si të dyshuar për këtë vrasje, shtetasin Sokol Shytani, vjeç 25, edhe ky banor në Rrëshën.
Operacioni i policisë së komisariatit të Rrëshenit, i mbështetur edhe nga ato të Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë vazhon në ndjekje të autorit për të bërë të mundur arrestimin e tij. /gj.m/