Zvicër, 24 Korrik NOA/ Rid Bulku - Disa hulumtues kanë gjetur në një nga faqet më të rëndësishme arkeologjike në Suedi një objekt të pazakontë.
Bëhet fjalë për një “vibrator” rreth 12 centimetra i gjatë dhe dy i gjerë, që daton gjashtë mijë vjet më parë dhe është bërë falë eshtrave nga një bri i kafshëve.
Më kritikët flasin për një lodër seksi prehistorike, por arkeologët pengojnë entuziazmin e tyre: Kjo mund të jetë një simbol i thjeshtë e fertilitetit mashkullor. Lajmi është njoftuar nga një blog suedez, që menjëherë e ka zgjedhur atë si vibratorin e parë në histori.
Realisht, se për çfarë ka shërbyer ky objekt ende nuk është e qartë, por në të njëjtën kohë arkeologu dhe autori i faqes së internetit që ka përhapur këtë informacion, Martin Rundkvist ka pohuar se forma është e pagabueshme.
“Çdokush që ka qenë gjallë në atë kohë pranon ngjashmëri e saj me një organ gjenital mashkullor”, - shkruan eksperti.
Objekti u gjet në një nga faqet më të popullarizuara për arkeologët dhe kjo në sajë të objekteve që dalin nga brigjet e lumit Motala që datojnë me mijëra vjet më parë.
Para pak kohesh edhe ne Gjermani u zbulua nje vibrator antik.
r.b/NOA