English

Afganistan - Katër Ushtarë Amerikanë Vriten Nga Shpërthimi I Një Bombe

KABUL, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Katër ushtarë amerikanë u vranë të shtunën në një sulm me bombë në Afganistanin jugor, njoftoi NATO, ndërkohë që numri i ushtarëve të huaj të vrarë që nga fillimi i luftës në fund të vitit 2001 po afron pragun e 2000-ëve. Katër ushtarët gjetën vdekjen nga shpërthimi i një bombe artizanale, kryesisht të përdorura nga talebanët, njoftoi ISAF me një deklaratë në Afganistan. Një zëdhënës i ISAF konfirmoi se katër ushtarët ishin amerikanë. Incidenti ndodhi në jug të vendit, ku lufta është më e ashpër, theksoi zëdhënësi i ISAF. /e.v/
KOMENTE