Ahmadinexhad: Medvedev Është Bërë Zëdhënës I Armiqve Të Iranit
TEHERAN, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad përmendi në një fjalim Dmitri Medvedev duke shprehur keqardhje që homologu i tij rus ishte bërë zëdhënës i armiqve të Iranit, njoftoi sot televizioni shtetëror.
"Gjatë një takimi me ambasadorët e tij, Medvedev është shprehur se (...) Irani po drejtohet drejt bombës atomike'', konfirmoi Ahmadinexhad në një fjalim të mbajtur dje në Teheran dhe transmetuar sot nga televizioni shtetëror.
"Ne shprehim keqardhje që Medvedev është bërë zëdhënës i armiqve të Irakut'', vijoi ai.
"Rusia është një vend i madh (...) mik dhe ne dëshirojmë t'i forcojmë këto marrëdhënie miqësore, por ju duhet të dini se vërejtjet e Medvedev i shërbejnë propagandës së SHBA-së'', theksoi Mahmud Ahmadinexhad./
/ec/