Arabi Saudite - Të Paktën 14 Të Vdekur Nga Përmbytjet
RIAD, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 14 persona humbën jetën dhe një rezultoi i zhdukur nga përmbytjet që kanë përfshirë disa rajone malore në jug të Arabisë Saudite, njoftuan sot përfaqësues të mbrojtjes civile.
"Tre trupa u gjetën në Najran'', njoftoi shefi i mbrojtjes civile, Saad Al-Tuwaijri, në një komunikatë duke shtuar se gjashtë persona kishin humbur jetën në Jizan, katër në Asir dhe një Taëf. Një tjetër rezulton i zhdukur.
Ekipet e shpëtimit iu erdhën në ndihmë rreth 440 personave të kërcënuar nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur prej disa ditësh provincën Assir, Jizan dhe Najran dhe qytetin Taëf./
/ec/ a.jor.