Tiranë, 24 korrik, NOA – Bashkia e Tiranës përmes një deklarate i ka bërë thirrje Gjykatës së Rrethit të Tiranës që të zbardhin sa më shpejt akuzat shpifjet e nëntë zyrtarëve të mazhorancës, ndaj kryebashkiakut Edi Rama, paditë e të cilëve qëndrojnë prej kohësh ende të pahapura në sirtaret e kësaj gjykate.
Në njoftimin e Bashkisë jepet lista e plotë e emrave të të paditurve, që sipas bashkisë kanë shpifur dhe akuzuar padrejtësisht kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Të paditurit Sali Berisha
Të paditurit Sokol Olldashi
Të paditurit Aldo Bumçi
Të paditurit Ferdinand Poni
Të paditurit Gerti Bogdani
Të paditurit Florion Mima
Të paditurës Lajla Përnaska
Të paditurës Erla Mëhilli
Të paditurit Dritan Prifti
Bashkia nënvizon ndërkaq se “Kaloi edhe një javë tjetër, që e vërteta vazhdon të mos dalë në shesh. Kaloi edhe një javë tjetër që e pavërteta dhe shpifja baltosin shoqërinë tonë dhe opinionin publik”.
Ndaj Bashkia e Tiranës, përmes zëdhënësit të saj, Florion Serjani bëri rishtas thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve, të zbardhin sa më shpejt të vërtetën mbi akuzat dhe shpifjet e të paditurve të mësipërm.
mit/NOA