English

Berisha replikon me Topin: Shqipëria nuk do ketë zyrtarë pa mandat

Tiranë, 24 korrik, NOA – “Në Shqipëri nuk do ketë zyrtarë pa mandat”. Kështu i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me projektligjin për SHISH-in, kryeministri Berisha.

Berisha deklaroi ndërkaq se “ky është qëndrimi im përfundimtar”, duke garantuar kështu se të gjithë zyrtarët e institucioneve të larta duhet të mandatohen në Kuvend.

Ky projektligj ndryshon dhe afatin e mandatit të kryetarit të SHISH-it.

Berisha i është referuar në këtë kontekst vendeve anëtare të NATO-s, që sipas tij, zyrtarët e Aleancës së Atlantikut janë me mandate, ndaj shefi i qeverisë, siguroi se në këtë vend nuk do të ketë asnjë zyrtar pa mandat, si një standard i vendeve demokratike, ku Shqipëria kërkon të aderojë.

Këtë qëndrim Berisha e ka mbajtur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë, pas mendimit historik të Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, e cila shpalli të enjten, se shpallja e njëanshme e Pavarësisë së Kosovës, në 17 korrik të 2008-ës, nuk shkeli të Drejtën Ndërkombëtare.

mit/NOA
KOMENTE