Shkodër, 24 Korrik, NOA – Familja Pjolli nga Dajçi i Shkodrës do të gdhihej e përgjakur mëngjesin e sotëm, ndërsa zbardhte dita dhe brenda saj janë shënuar dy viktima.
Ngjarja e rëndë konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se autori i vrasjes së dy personave nga kjo familje, ka qenë vetë i zoti i saj, Pjetër Pjolli, i cili ka qëlluar me armë gruan dhe vajzën e tij pas një sherri të përbashkët.
Deri tani, sipas informacioneve paraprake që mund të jepen nga burimet policore rreth ngjarjes, mësohet se dy viktimat janë Nina dhe Kristina, përkatësisht bashkëshortja dhe vajza e autorit.
Ndërsa thuhet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes çiftit, ndërsa vajza ka ndërhyrë dhe duket e situata është acaruar së tepërmi, duke përfunduar edhe në aktin fatal të vrasjes së tyre prej kryefamiljarit të shtëpisë.
Grupi hetimor i cili ka mbërritur në vendngjarje, është duke sqaruar të gjitha rrethanat, në mënyrë që të kuptojë se çfarë ka ngjarë në të vërtetë në familjen Pjolli, ndërsa gdhihej dita e sotme, e cila do të ishte fatale për të... (vijon).
n.e/NOA