English

Elbasan: Lumi Shkumbin, Me Oazet E Tij, Rpeference E Qytetareve Ne Kete Stine

ELBASAN, 24 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Kujtdo që ka përshkuar aksin rrugor Elbasan - Librazhd, i ka rënë në sy peisazhi i bukur në të djathtë të rrugës nga lumi Shkumbin, i cili përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim. Pushues të shumtë, jo vetëm nga Elbasani, por edhe Librazhdi, si dhe fshatrat përreth këtij rajoni, kane shumë vjet që preferojnë të bëjnë plazh dhe të marrin rreze dielli nën rrapat e lumit që gjenden kudo. Shumë çadra janë ngritur buzë tij, i cili ndodhet vetëm rreth 20 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku më i preferuar mbetet pjesa e fshatit Mirakë, e cila përshkohet nga lumi Shkumbin, dhe njihet si fshati me ujin më të ftohtë, si dhe me një pamje mahnitëse. Misiri është pronari i një lokali të ngritur buzë lumit, i cili nga të ardhurat e lokalit, ka krijuar një oaz me rërë ku edhe rrapet e shumtë buzë lumit kanë mbledhur këtë fundjavë me dhjetra familjarë, të cilët me fëmijët e tyre plazhojnë falas në rërën dhe ujin e pastër të lumit. "Ka ardhur dita që lumi Shkumbin po frekunetohet si dikur, jo vetëm nga ne brezi i tretë, por edhe nga të rinjtë e fëmijët", thote Besnik Koburja, i cili këtë vit nuk do të shkojë në plazhin e Durrësit as të Pogradecit, po do të pushojë buzë lumit Shkumbin, bashkë me familjen e tij. Por, si Besniku ka shumë qytetarë që këtë fundjavë do të plazhojnë në lumin Shkumbin dhe do të drekojnë në lokalet që ndodhen buzë tij dhe që servirin gatime tradicionale të zonës. /a.ke/
KOMENTE