English

Koreja E Veriut Kërcënon Me Një Kundërvënie Bërthamore Përballë Manovrave Ushtarake

SEUL, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut kërcënoi sot se do të përdorë një kundërvënie bërthamore përballë manovrave të parashikuar në det duke filluar nga dita e nesërme nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut si kundërpërgjigje ndaj mbytjes së një anijeje koreanojugore, që solli tensione të reja në gadishull. "Koreja e Veriut është e gatshme për një luftë të shenjtë reprezaljesh", bëri të ditur agjencia zyrtare KCNA, që citon Komisionin e Mbrojtjes kombëtare koreanoveriore. Shtetet e Bashkuara dhe aleati i tyre koreanojugor parashikojnë të kryejnë duke filluar nga dita e nesërme manovra ushtarake në shkallë të gjerë në Detin e Japonisë për t'i bërë presion Koresë së Veriut, e akuzuar për bombardimin në mars të anijes koreanojugore të luftës Chenoan. "Të gjitha këto manovra luftarake janë vetëm provokime të pastra që bëhen për ta mbytur plotësisht Republikën Popullore Demokratike të Koresë me forcën e armëve", shtoi KCNA-ja. "Ushtria dhe populli i RPDC-së do t'u kundërvihen në një mënyrë të ligjshme me fuqinë e tyre bërthamore forcave marionetë të Koresë së Jugut", shtoi agjencia zyrtare. /I.Pu.
KOMENTE