English

Kosovë: Guvernatorit I Bankës Qëndrore, 30 Ditë Paraburgim

PRISHTINË, 24 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Guverantorit Bankës Qëndrore të Kosovës do të qëndrojë 30 në paraburgim, pas vendimit të dhënë sot nga gjykata e qarkut të Prishtinës. Guvernatori Hashim Rexhepi u arrestua dje, me urdhër të kryeprokurores së Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas kontrollove të kryera në disa zyra dhe banesa. Sipas burimeve të EULEX, oficerët e Policisë së Kosovës, që janë pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit, ushtruan dje kontroll në shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, ndër të cilat edhe ajo e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private. Arrestimi i guvernatorit dhe kontrollet në zyra e banesa janë të lidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangje të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave. Avokati mbrojtës i zotit Rexhepi deklaroi për mediat në Prishtinë se vendimi i gjykatës është i pajustifikueshëm./ch/
KOMENTE