Kroacia E Kënaqur Nga Vendimi I Gjnd-Së Për Kosovën
ZAGREB, 24 korrik /ATSH-MIA/ - Kroacia shprehu kënaqësinë nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, sipas së cilës pavarësia e shpallur e Kosovës, në vitin 2008, nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.
"Jam i bindur se vendimi i gjykatës do të ndihmojë për stabilizimin e situatës në mbarë rajonin e Ballkanit", deklaroi ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Jandrokoviç./
a.jor.