English

Lindje E Mesme - Jordani - Bisedë Telefonike Obama-Abdallah Për Përpjekjet Për Paqe

AMAN, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barak Obama zhvilloi sot një bisedë telefonike me mbretin e Jordanisë Abdallah II për përpjekjet që po bëhen lidhur me rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, njoftoi sot pallati mbretëror. Gjatë kësaj bisede telefonike Barak Obama foli për "masat që mund të merren për të arritur parparime të dukshme që do të mbështeten nga të gjitha palët mbi bazën e dy sheteve palestineze dhe izraelite", bëri të ditur pallati në një komunikatë. Ndërsa Abdallah II vlerësoi "angazhimin e presidentit Obama dhe të administratës amerikane për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë që të garantohet krijimi i një shteti palestinez sovran në paqe përkrah shtetit izraelit", thuhet më tej në dokument. Presidenti amerikan Barak Obama përsëriti në fillim të korrikut angazhimin e tij në favor të krijimit të një shteti palestinez. I dërguari amerikan George Mitchell po zhvillon që prej 9 majit bisedime jo të drejtpërdrejta mes dy palëve për nxitjen e procesit të paqes i bllokuar që prej ofensivës izraelite kundër Rripit të Gazës në fund të vitit 2008. /I.Pu.
KOMENTE