Meta Mesazhe Shteteve Për Njohjen E Pavarësisë Së Kosovës
TIRANË, 24 Korrik/ATSH-A.Gegvataj /- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta po zhvillon një aktivitet të ngjeshur diplomatik menjëherë pas vendimit të GJND-së më 22 korrik i cili njohu ligjshmërinë e pavarësisë Kosovës.
Burime nga MPJ bënë të ditur për ATSH-në, se kreu i diplomacisë shqiptare, pas disa deklaratave që ka dhënë për median shqiptare menjëhere pas ketëj vendimi i konsideruar si historik për Kosoven pas atij te shpalljes se pavaresise, ka vijuar në intensivisht kontaktet me homologët e tij për të rritur ndikimin e tyre në vendet që nuk e kanë njohur ende shtetin më të ri në Europë.
Përmes këtyre mesazheve, Ministri Meta u kërkon homologëve të vendeve të ndryshme që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të ofrojnë mbështetjen e tyre.
Këtij këtij qëllimi i kanë shërbyer dhe një sërë takimesh dhe konsultimesh me ambasadorë të vendeve partnere në Tiranë, apo edhe me përfaqësitë tona diplomatike në BE, vende të rajonit, OKB etj.
Ministri i jashtën Ilir Meta, i cili ka spikatur muajt e fundit për një aktivitet të ngjeshur diplomatik në vendet e rajonit, u ka dërguar mesazhe falenderimi dhe ministrave të Jashtëm të vendeve që e kanë mbështetur dhe njohur Kosovën, ndërsa u ka kërkuar atyre të ndikojnë në vendet e tjera për përshpejtimin e procesit të njohjes së pavarësisë.
Por shefi i diplomacisë shqiptare mbështeti dhe ekipin ligjor të Shqipërisë, i cili kishte në përbërjen e tij juristë të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë për përgatitjen dhe paraqitjen para GJND-së të qëndrimeve dhe të argumentave të Shqipërisë në mbështetje të shtetit të ri të Kosovës./f.n/