Meta: Qëndrimi I Pd-Së Parimor Për Kufizimin E Mandatit Për Kreun E Shish-It
TIRANË, 24 Korrik/ATSH- A.Gegvataj /- "Qëndrimi i LSI-së për ndryshimet në ligjin e SHISH-it, është parimor dhe konsultimet me NATO-n, do të vijojnë në mënyrë konstruktive", deklaroi sot zv.kryeministri dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të mediave.
I pyetur nga gazetarët nëse partia që ai drejton do të bashkojë votat me opozitën për mos miratimin në Kuvend të projektligjit për SHISH-n, Meta tha se "qëndrimi ynë nuk ka të bëjë as me kundërvënie votash apo bashkim të tyre me dikë tjetër".
Meta e cilësoi parimor qëndrimin e PD-se në lidhje me kufizimin e mandatit për çdo zyrtarë, në rastin konkret, për kreun e SHISH-it.
"Është tepër parimore që çdo zyrtar i lartë të ketë mandat të përcaktuar dhe kjo është e njëjtë për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të tjera", tha ai.
Sipas tij përcaktimi i një afati ligjor është i barazvlefshëm dhe normale edhe për drejtuesin e SHISH-it, kufizim i cili duhet të garantojë pavarësinë e këtij institucioni.
"Është shumë e rëndësishme që ky afat të jetë në kuadër të një rregullimi dhe përcaktimi ligjor që garanton qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e SHISH-it, dhe kjo ka qenë dhe është arsyeja pse kam theksuar rëndësinë që çdo ndryshim është i rëndësishme që të bëhet në mënyrë të mirëkonsultuar me NATO-n", përfundoi kryetari i LSI-së, Ilir Meta.//f.n./