English

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hyseni, në fushatë për njohjen e Kosovës nga 121 shtete

Prishtinë, 24 korrik, NOA – Aksionin për njohjen e Kosovës nga 121 vende e ka nisur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Hagës, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili ndodhej në Hagë, gjatë seancës ku u dha vendimi pro ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës.

Këtë aksion të ministrit të Jashtëm të Kosovës, i cili do t’u dorëzojë 121 shteteve kërkesat zyrtare për njohjen e Kosovës e ka bërë publik agjencia amerikane e lajmeve AP.

Duke iu referuar lajmit thuhet se ministri Hyseni ka deklaruar për agjencinë amerikane se “Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ka krijuar një kontekst krejtësisht të ri të Kosovës, ndaj në përputhje me këtë situatë të re, unë kam nisur fushatën për t’u kërkuar vendeve që ende s’e kanë njohur, ta njohin Kosovën”.

Hyseni ka njoftuar se këtë fundjavë do të qëndrojë në SHBA, ku do të ketë rreth 60 takime me përfaqësues të shumë vendeve në botë, në përpjekje për të shtuar sa më shumë numrin e shteteve që njohin Kosovën, pikërisht para debatit që do të mbahet për Kosovën, në shtator në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

mit/NOA
KOMENTE