English

OKB: Maqedonia, vend tranzit i lëndëve narkotike

Shkup, 24 Korrik, NOA – Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport për për drogën dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Në raportin e UNOCD, seksion special i Kombeve të Bashkuara për luftë kundër drogës dhe kriminalitetit, në lidhje me Maqedoninë thuhet se vendi ynë vazhdon të jetë transit për drogën që vjen nga Afganistani me destinacion vendet europiane dhe nëpërmjet territorit të saj në vit kalojnë 20 deri më 25 tonë heroinë dhe lëndë tjera narkotike.

Në raport më tej theksohet se Maqedonia gjendet në të ashtuquajturën “Rrugë ballkanike”, e cila është njëra nga dy korridoret për transportin jolegal të sasive të mëdha të drogës nga Afganistani drejt tregut evropian dhe Rusisë.

Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht, Ministria e Punëve të Brendshme nuk dëshiron ta pranojnë këtë fakt. Nga MPB thonë se Maqedonia nuk është vend ku prodhohet droga, por as vend i cili është gjendur në korridoret kryesore.

NOA-INA

KOMENTE