English

Pakistan - Të Paktën 16 Të Vrarë Nga Sulmi I Një Avioni Amerikan Pa Pilot

ISLAMABAD, 24 korrik /ATSH-ANSA/ - Të paktën 16 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në Pakistan për shkak të sulmit të një avioni amerikan pa pilot. Avioni i komanduar në distancë lëshoi raketa në lokalitetin Angora Adda, në distriktin e Waziristanit jugor, duke goditur një ndërtesë që konsiderohej bazë e militantëve të lëvizjes së jashtëligjshme "Tehreek-e-Taliban (Ttp). Ekipet e ndihmës së shpejtë nxorën nga gërmallat trupat e të paktën 16 personave dhe transferuan në spital të plagosurit, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë. /e.v/
KOMENTE