Berlin, 24 Korrik, NOA - Mëse 11 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur dhe të asfiksuar ka qenë bilanci i të lënduarve nga e ashtuquajtura Parada e Dashurisë” në Gjermani.
Policia ende nuk arrin të shpjegojë dot se çfarë ka shkaktuar panik mes turmës, e cila nuk e ka kontrolluar më veten dhe ka realizuar lëndimet e mësipërme.
Një version i ngjarjeve, i ofruar nga disa media, tregon se turma filloi të çorientohet kur autoritetet u përpoqën për të ndaluar mijëra njerëz të hyjnë brenda zonës ku parada ishte në zhvillim e sipër.
Sipas një gazetar nga “Bild”, i pranishëm në skenën e tragjedisë, viktimat do të jenë më pak se 11.
"Unë vetëm kam numëruar 11 të vdekur, ishte tronditëse", tha gazetari në vendin e ngjarjes për tabloidin gjerman, duke shtuar se trupat kishin qenë të mbuluar me batanije.
Një pjesëmarrës në veprimtari, Marius, 18 vjeç, tha se "nuk kishte asnjë mundësi për të ikur, njerëzit ishin si një mur. Pata frikë se do vdisja".
"Unë isha me fat se gjeta një vrimë të vogël, por për mua vdiqën dy gra", tha ndërkaq një vajzë.
Dhe ndërsa numri i të vdekurve është aktualisht duke u shtuar, sipas organizatorëve, këtë vit ishin gati gjysmë milioni pjesëmarrës në Paradën Dashuria, temë e të cilës ishte përveç festimit të muzikës techno, edhe kërkesa për të drejta të barabarta për homoseksualët.
n.e/NOA