Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 24 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Express"
ARRESTOHET NJË PESHKAQEN - Një dekadë keqpërdorimesh të bëra në sistemin banker dhe atë të sigurimeve ka mundësi të ndriçohet. Policia e ka nisur aksionin duke arrestuar Hashim Rexhepin, guvernator veteran i Bankës Qendrore. Kreu i sistemit financiar të vendit dyshohet për keqpërdorim të miliona eurove. A është ky peshk apo peshkaqen?
Tituj të tjerë:
-Lufta pas GJND-së - Një ditë pas shpalljes së opinionit të GJND-së nuk ka ndryshuar asgjë, përveç disponimit. Shtetet përkrahëse të Kosovës kanë thënë se opinioni forcon pavarësinë, ndërsa ato kundërshtare kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre për mosnjohjen e Kosovës.
-Diplomacia nuk pushon
-Vitin tjetër aplikojmë në OKB
"Koha Ditore"
ARRESTIMET NË BQK NISIN ME GUVERNATORIN - Policia e Kosovës prangosë kreun e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, pas hetimeve të nisura më 2008 - Autoritetet kanë paralajmëruar arrestime të reja ditëve në vijim, por të premtën kanë dhënë vetëm edhe një emër si të dyshuar për përfshirje, e ajo është zyrtarja e lartë për mbikëqyrje financiare në BQK, Shkëndie Himaj.
Tituj të tjerë:
-EULEX-i heton çekun 16-milionësh të "Kosmocellit"
-Kuvendi i gëzohet përligjies së pavarësisë
-Për njohje të reja po punohet, por jo për kontroll të territorit
-Lellouche: Pas GJND-së, vjen faza politike e pajtimit
-Shpella e Gadimes, e të gjithëve dhe e askujt
-PK prangos pesë policë të EULEX-it në mision të fshehtë
-Serbia përpiqet të shfaqet e fortë pas debaklit
-Arrestohen dy serbë duke e vjedhur një "Golf" në Prishtinë
"Bota Sot"
UNMIK-u DHE MISONET NEUTRALE NUK KANË MË VEND NË KOSOVË
Tituj të tjerë:
-Agjencia e Akreditimit po diskriminon instituconet private - Agjencia e Akreditimit e pa akredituar!
-Arrestohet Hashim Rexhepi, guvernatori i Bankës Qendrore
-Kuvendi: GJND-ja hapi histori të re për Kosovën
-Kosovën ta mbikëqyrin vetëm ata që e kanë sponzoruar çlirimin e saj
-Ministri Lellouche: Franca po inkurajon të gjitha shtetet ta njohin Kosovën
"Epoka e Re"
TASH OFENSIVË DIPLOMATIKE - Pas GJND-së problemet në veri të reduktohen në maksimum - Flet Prof. Dr. Zejnullah Gruda
Tituj të tjerë:
-Të njihet Kosova edhe nga shtetet tjera
-Pranga guvernatorit Rexhepi
-Ministrja Pula; Qeveria të ketë aksione më shumë në "Kosovën e re"
-Pas GJND-së, radhën e ka Bashkimi Evropian
"Tribuna shqiptare"
SHTETI LEGAL PRET NJOHJE - Vazhdojnë reagimet nga bota për vendimin e GJND-së
Tituj të tjerë:
-S'ka konflikt institucionesh - Mendimi i GJND-së nuk krijon konflikt në mes të pranisë ndërkombëtare të mbështetur në Rezolutën 1244 dhe Qeverisë.
-Bashkimi Evropian do ta ndihmojë dialogun - BE qartëson qëndrimin
-Vula e ligjshmërisë
-Opinion - Humbja e humbësve
"Zëri"
QEVERIA SHKEL LIGJIN - Duke akredituar programin master të Gazetarisë në kundërshtim me rekomandimet e Agjencisë për Akreditim, ekzekutivi shkeli ligjin
Tituj të tjerë:
-Vetëkënaqësia mund të na kushtojë - Institucionet vendore duhet të përgatisin platformën për bisedime teknike me Serbinë
-Arrestohet Hashim Rexhepi
-Vitin e ardhshëm kandidatura për në OKB
-Kuvendi përshëndet vulosjen e pavarësisë
-Ndërtohen 11 hidrocentrale
-Opinone - Shasi i 22 korrikut
"Lajm"
PRANGA GUVERNATORIT - Policia e Kosovës, me autorizim të gjykatësit të EULEX-it, e ka bastisur Bankën Qendrore të Kosovës
Tituj të tjerë:
-Rekomandimet e akreditimit nga AAK-ja pësojnë ndryshime në Qeverinë e Kosovës - UP-ja nuk di asgjë!
-Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e intensifikon fushatën diplomatike nëpër botë -Ofensivë lobuese
-Në Spanjë botohet guidë turistike për Shqipërinë
-Qeveria e Shqipërisë e mbështet Haradinajn
-Hyseni viziton Haradinajn
-Shkupi: Vendimi i GJND-së, shtysë për marrëdhënie ndërfqinjësore
"Infopress"
ARRESTOHET HASHIM REXHEPI - Vazhdon lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Tituj të tjerë:
-Ahtisari uron Sejdiun
-Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell ka thënë se e ardhmja evropiane mbetet opsion real, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë
-Vendim historik
-Tempull dije në Strugë
"Kosova Sot"
ARRESTOHET GUVERNATORI I BQK-së, HASHIM REXHEPI
Tituj të tjerë:
-Përgatiten për Këshillin Gjyqësor të Kosovës 118 lëndë të mbetura
-Franca inkurajon shtetet ta njohin Kosovën
-Kuvendi me deklaratë: GJND-ja legjitimon pavarësinë
-Editoriali - EULEX-i fillon me "peshqit e mëdhenj" /a.ke/