English

Perfundojne Punimet E Kongresit Te Xviii Nderkombetar Per Aids

VIENE, 24 Korrik/ATSH-Eriola Cuko/ - Konferenca e XVIII Ndërkombëtare për AIDS, e cila përfundoi ´dje pasdite, vuri në dukje provat e qarta për progres të dukshëm në kërkime shkencore për HIV, por nga ana tjeter theksoi se ende situata e përhapjes së sëmundjes përballet me një nevojë urgjente për rritjen e burimeve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe më gjerë përdorimin e strategjive parandaluese të shëndosha shkencore. Kjo konferencë u hap në 18 korrik, me temën e respektimit të të drejtave këtu dhe tani dhe me një angazhim të përtërirë për të nxitur sigurimin e qasjes universale në parandalimin e HIV, kujdesin, trajtimin dhe mbështetjen ndaj personave që jetojnë me të. Në Konferencën AIDS 2010 ishin pjesëmarrës përfaqësues nga 193 vende. Programi njëjavor përfshiu 248 seanca që mbulonin fushën shkencore, komunitetare dhe atë udhëheqëse. Konferenca u mbështet nga 770 vullnetarë nga Vjena dhe vende të tjera. Në sesionin e mbylljes së Konferencës, pjesëmarrësit u përshëndetën nëpërmjet një video-mesazhi nga Presidenti amerikan, Barack Obama. 'Fundi i kësaj epidemie nuk do të jetë i lehtë dhe nuk do të ndodhë brenda natës, por falë jush ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe SHBA është e angazhuar ta vazhdojë këtë progres', theksoi Presidenti amerikan Obama. Po nëpërmjet një video-mesazhi, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duke përshëndetur dhe falenderuar pjesëmarrësit në Konferencë për përpjekjet në luftën globale kundër HIV/AIDS, tha se 'së bashku ne kemi përcaktuar një nga përgjigjet më të mëdha në histori. Nëpërmjet përpjekjeve tuaja të palodhura ne kemi filluar të ndalojmë dhe të kthejmë epideminë dhe miliona jetë janë shpëtuar'. Deklarata zyrtare e KOnfrences se Vjenës u nenshkrua më shumë se 12.725 persona, te cilet kane bere thirrje për më shumë politika te shendosha dhe racionale ne drejtim te parandalimit te HIV per perdoruesit e droges. /a.ke/
KOMENTE