English

Peru - Gjendje E Jashtëzakonshme Për Shkak Të Motit Të Ftohtë

LIMA, 24 korrik /ATSH-MIA/ - Për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë në më shumë se gjysmën e territorit të Perusë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, njoftuan burime të ndryshme. Në disa vende në shtetin latinoamerikan temperaturat arritën deri në minus 27 gradë Celsius. Në kryeqytetin e vendit, Lima temperatura është minus nëntë gradë Celsius, më e ulta në 47 vitet e fundit. Ndërkohë, në perëndim të lumit Amazonka dhe në rajonin e Andeve kanë vdekur nga moti i ftohtë dhjetëra peruanë./ a.jor.
KOMENTE