English

Pesha - Ramës: Deklaro Pasurinë E Vërtetë Dhe Bëj Analizat Për Përdorim Të Lëndëve Narkotike

TIRANË, 24 Korrik/ ATSH/- Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Besjan Pesha, i konsideroi sot gënjeshtra deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama, mbi situatën ekonomike në Shqipëri dhe i kërkoi atij të bëj analizat për përdorim të lëndëve narkotike si dhe të deklarojë pasurinë e tij. Sipas tij, "Rama tenton që të hedhë dhe mbjellë panik në Shqipëri, për të fshehur problemin e tij të vërtetë, që është problemi që ka me drogën dhe me paratë e fshehura". Ai i bëri thirrje kreut të PS-së, "t'i lërë pallavrat me donacione gjaku, sepse të gjithë ata që dhurojnë gjak e dinë shumë mirë se është e pamundur që të vërtetosh nëse je i toksikuar apo jo nëpërmjet atyre analizave". Përfaqësuesi i METE, Besjan Pesha, shtoi më tej se, "Rama duhet të deklarojë pasurinë e tij të vërtetë, ta nxjerrë atë nga shtëpia e blinduar ku e ka futur, t'ua deklarojë atë të gjithë shqiptarëve dhe të depozitojë paratë e tij, milionat e eurove, në bankë"./s.d//a.ke/
KOMENTE