English

Presidenti për ligjin e SHISH: Nuk paragjykoj vendimet e Kuvendit

Tiranë, 24 Korrik, NOA – “Nuk paragjykoj vendimet e Kuvendit dhe presidenti flet kur ka vendim-marrje”.

Me këtë fjali, presidenti i Republikës Bamir Topi, i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me qëndrimin që ai mban ndaj debatit të krijuar në fundmi në skenën politike shqiptare për amendimet në ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Po e ndjek me vëmendje këtë proces, por presidenti flet kur ka vendim-marrje”, tha ai më pas, duke lënë të nënkuptohet se po pret momentin miratimi i këtyre amendimeve të jetë një fakt i kryer në Kuvend.

Ndërkaq, ai nuk ka harruar të përmendë as pozicionimin ndaj NATO-s, e cila është e përfshirë në këtë debat, pasi ka kundërshtuar projektin e mazhorancës ndaj SHISH-it.

“Mbetem luajal ndaj Aleancës së Atlantikut”, ka thënë Topi lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa i përket çështjes së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, Topi iu tha gazetarëve se do të propozohen emra të rinj dhe jo vetëm për kryetarin.

n.e/NOA

KOMENTE