English

Ps- Balla: Kryetarja E Kuvendit Te Publikoje Rendin E Ditës Së Seancës Së Ardhshme Parlamentare

TIRANË, 24 Korrik/ ATSH/,- Sekretari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi sot nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, të bëje publik rendin e dites se seancës së ardhshme parlamentare. Në një prononcim për mediat, Balla u shpreh se, "prej ditës së djeshme kam kërkuar në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pranë drejtorive përkatëse të Kuvendit, njoftimin se kur dhe çfarë rendi dite do të ketë seanca e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë". Duke e konsideruar këtë qëndrim, "si një thyerrje te ashpër te rregullores së Kuvendit", ai i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit qe të, "çlirojë drejtoritë nga presioni, përkundrejt mosdhënies për deputetët dhe për Grupin Parlamentar të PS rendin e ditës, si dhe bëje publik këtë rend dite, jo vetëm për deputetët, por edhe për mediat e për publikun e gjerë shqiptar"./s.d//a.ke/
KOMENTE