Roçan: Mendimi I Gjnd-Së Për Kosovën Do T'U Japë Përgjigje Shumë Dilemave
E
PODGORICË, 24 korrik /ATSH-MIA/ - Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën është moment i ri i rëndësishëm në procesin e Kosovës, vlerësoi dje ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Milan Roçan.
"Fakti që gjykata me shumicë dërmuese dha vlerësimin se deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare do t'u japë përgjigje shumë dilemave", shtoi Roçan.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë, deklaroi të enjten se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare.
Sipas kësaj gjykate, në të drejtën ndërkombëtare nuk ekzistojnë dispozita që ndalojnë shpalljen e pavarësisë./
a.jor.