Vjenë, 24 korrik, NOA – “Pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro, duhet të futen në një linjë me shumicën”.
Kështu ka deklaruar ish zëvendësi i të dërguarit të OKB-së, në Kosovë, Marti Ahtisaarit, Albert Rohan, në një koment të publikuar sot në gazetën e përditshme vjeneze, “Die Presse”.
Dy ditë pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, për ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Albert Rohan, u ka bërë thirrje pesë vendeve të BE-së, që të njohin Kosovën, e t’i bashkohen kështu vendimit të anëtarëve të tjerë të BE-së, që e kanë njohur shtetin e ri kohë më parë.
Ish zëvendësi i Ahtisaarit, thekson në këtë shkrim, se “është koha që të lihen mënjanë të gjitha paqartësitë e mbetura sa i përket statusit të Kosovës në komunitetin e vendeve, dhe rrjedhimisht, të mundësohet stabiliteti i Ballkanit jugor”.
Në një paragraf të komentit, Rohan nënvizon se “qëndrimi i përbashkët i BE-së, do ta vendosë BE-në, përfundimisht në pozicion për të luajtur rolin që duhet ta luajë në rajonin e Ballkanit, duke ua bërë më të lehtë sfidën e pranimit të realitetit të shtetësisë së Kosovës, liderëve politikë të Serbisë.
Rohan, në këtë kontekst tha se për aq kohë sa Kosova dhe Serbia, të mos i normalizojnë marrëdhëniet, asnjëra palë nuk mund të shpresojë se do të anëtarësohen në BE, pasi BE, kërkon që shtetet kandidate t’i lënë mënjanë të gjitha konfliktet para se të bëhen anëtare të komunitetit.
Rohan, pas vendimit të GJND-së për Kosovën, ku u qartësua tashmë se shpallja e njëjanshme e Pavarësisë nuk ra ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare, Albert Rohan bëri thirrje që kjo mundësi të shfrytëzohet me qëllim që të shmanget një tjetër konflikti i ngrirë në Ballkan.
Vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bazë të një plani theksonin se pas vendimit të GJND-së, Kosovën shtet do ta njihnin në bllok, 40 shtete të tjera.
mit/NOA