Londër, 24 Korrik, NOA – Një turne së bashku, i cili do të zgjasë plot 2 vjet për t’u thënë lamtumirë fansave të tyre, të cilët i kanë duartrokitur dhe adhuruar për 50 vitet e tyre në skenë.
Kjo është mbyllja e karrierës spektakolare artistike që kanë menduar të realizojnë anëtarët e grupit “Rolling Stones”, banda e njohur e Mick Jagger dhe Keith Richards, që të dy aktualisht në moshën 66 vjeç, shoqëruar nga 63-vjeçari Ronnie Uood dhe 69-vjeçari Charlie Uatts.
"Është pothuajse e sigurt që ky do të jetë turneu i tyre i lamtumirës. Mosha e avancuar për të gjithë, tani ka nevojë për tërheqje, kur ata janë ende në krye", e kanë komentuar një lajm të tillë mediat britanike.
I themeluar në vitin 1962, grupi legjendar ka shitur deri tani 250 milionë disqe dhe mendohet se viti 2012, mund të shënojë largimin e tyre përfundimtar nga skena.
n.e/NOA