English

Sejdiu:Gjnd, Vendim Të Drejtë Dhe Të Pakontestuar Për Pavarësinë E Kosovës

TIRANË, 24 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- "Vendim të drejtë, të paanshëm dhe të pakontestuar" e cilësoi të shtunën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë vizitës informale që po zhvillon sot në Tiranë. Pas një takimi me kryeministrin Sali Berisha, Presidenti kosovar e komentoi vendimin e GJND-së si "hapjen e një perspektive të re për Kosovën dhe kundrimit nga shumë vende, që me arsye të caktuara, kanë pritur vendimin e kësaj Gjykate për të proceduar në procesin e njohjes së Kosovës". "Ne, vijoi ai, jemi shumë të interesuar që kjo të jetë sa më e shpejtë dhe e barazvlefshme në kuptimet e njohjeve të reja për Kosovën. Vizioni ynë është që Kosova të zhvillojë marrëdhënie të shkëlqyera dhe me Serbinë, si me gjithë vendet e rajonit". Presidenti i Kosovës gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Berisha, duke vënë në dukje se udhëtimin drejt Tiranës e bëri përmes autostradës Durrës-Kukës, e vlerësoi "një mrekulli" investimin gjigand të qeverisë shqiptare në infrastrukturën e vendit. "Gjatë rrugës Durrës-Kukës pashë mrekullinë e investimit madhor të qeverisë shqiptare, të një rruge që lidh jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por dhe vizionin tonë me Europën. Kjo vepër është rruga e zhvillimeve që lidhen me perpektivën e Kosovës", tha Presidenti Sejdiu. /f.n/
KOMENTE