English

Shba: Koreja E Veriut T'I Japë Fund Luftës Së Fjalëve

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-AFP/ - SHBA-ja i kërkoi sot Koresë së Veriut t'i japë fund luftës së fjalëve pasi regjimit stalinist kishte kërcënuar se do të përdorte një kundërvënie bërthamore përballë manovrave që janë parashikuar të fillojnë që nga dita e nesërme nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut. "Ne nuk jemi të interesuar për një luftë fjalësh me Korenë e Veriut'', deklaroi zëdhënësi i departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley. "Ajo që ne dëshirojmë nga ana e Koresë së Veriut, është përdorimi i pakët i gjuhës provokuese dhe më shumë veprime konstruktive'', shtoi ai. "Koreja e Veriut është e gatshme për një luftë të shenjtë reprezaljesh", bëri të ditur agjencia zyrtare KCNA, që citon Komisionin e Mbrojtjes kombëtare koreanoveriore. Shtetet e Bashkuara dhe aleati i tyre koreanojugor parashikojnë të kryejnë duke filluar nga dita e nesërme manovra ushtarake në shkallë të gjerë në Detin e Japonisë për t'i bërë presion Koresë së Veriut, e akuzuar për bombardimin në mars të anijes koreanojugore të luftës ''Chenoan''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE