Shkoder: Nje Tjeter Fundjave E Nxehte
SHKODËR, 24 Korrik/ATSH-G. Marku/- Fundjava në qytetin e Shkodrës ka rezervuar sërishmi një kohë të mirë të shoqëruar me rreze diellore dhe temperatura të larta. Një situatë e tillë vazhdon të jetë prej më se një muaji në qytetin verior, çka ka krijuar probleme, sidomos për moshat e treta dhe fëmijët e vegjël, per te cilet keshillohet nga mjeket qe t'u shmangen rrezeve te nxehta te diellit.
Ashtu si edhe në ditët e tjera, edhe sot dhe në përgjithësi ne fundjavë, qytetarët shkodranë i drejtohen pikave të freskëta turistike si dhe plazheve të shumta që gjenden në afërsi të qytetit, për të gjetur freskinë e duhur. /a.ke/