Mirditë, 24 Korrik, NOA – Policia e Mirditës ka mundur të arrestojë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, autorin e vrasjes së 23-vjeçarit Luan Gjoka, Sokol Shutani së bashku me armën e krimit, në orën 05.30 minuta.
Burime të policisë së Mirditës bëjnë të ditur se policia ka mundur të kapë Shutanin në dalje të qytetit të Rrëshenit, në tentativë për t'u larguar prej tij, ndërkohë që forca të shumta të policisë së Lezhës dhe Mirditës, nën drejtimin e drejtorit Muharrem Farruku, kishin organizuar disa posto-blloqe në pikët kyçe ku mendohej se mund të kalonte autori i krimit, duke nisur edhe krehjen e zonës.
Frika e kapjes nga policia, ka bërë që Sokol Shutani të tentonte largimin nga qyteti.
Ndërkaq pas arrestimit, Shutani, sipas burimeve të policisë së Mirditës bëjnë të ditur se ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa është shprehur se Luan Gjoka i kishte ngacmuar të dashurën.
Ndërsa ndihet i penduar për krimin, më tej Shutani është shprehur se e “dinte që Luani mbante armë me vete dhe çdo tentativë për t'u sqaruar do të përfundonte me vrasje”.
Luan Gjoka ka mbetur i plagosur rëndë 2 ditë më par në orën 21.00 të mbrëmjes, pas dyluftimit me armë, me Sokol Shutanin..
Ndërsa autori i krimit pas vrasjes, është larguar në drejtim të paditur, Luan Gjokën pasi e kanë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe e kanë nisur për në spitalin rajonal të Lezhës për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë, pasi 23-vjeçari ka gjetur vdekjen. a.b/NOA