Soft News - Mjekësi - Jeton Më Gjatë Gjithkush Që... Gërhet!
LONDËR, 24 korrik /ATSH-MIA/ - Shkencëtarët evropianë nga Glasgou dhe nga instituti izraelit ''Technion'' për hulumtimin e gjumit kanë studiuar 600 persona gjatë katër vjetëve dhe kanë arritur në përfundimin se personat që gërhasin jetojnë më gjatë.
Sqarimi bën me dije se ''frymëmarrja e ngadalësuar aktivizon zemrën dhe ia bën asaj shprehi kursimin e shpenzimit të oksigjenit''.
''Zemra e personave që gërhasin përherë është e gatshme për situata të paparashikuara'', thonë shkencëtarët.
Sipas mendimit të tyre, gërhitja është e dobishme sidomos pas moshës 65-vjeçare.
Gërhitja shkaktohet kur ajri që thithim nga hunda apo goja ndërpritet gjatë fjetjes.
Kjo, funksionalisht, mund të ndodhë nga problemet që shkaktohen në sistemin e sipërm të frymëmarrjes.
Pikërisht, gjatë orëve të fjetjes nuk kemi pështymë, zona thahet, qelizat lëvizin dhe na godasin në pjesën e pasme të qafës, duke shkaktuar një zhurmë që quhet gërhitje./
a.jor.
-
Anizel20:08 - 24 Korrik 2010.....gerhisni sa me shume qe te jetoni me gjate......:) :) :) :)