English

Spanja Ekstradon ''Monstrën E Gërbavicës'' Në Bosnje-Hercegovinë

MADRID, 24 korrik /ATSH-MIA/ - Veselin Vlahoviç, i njohur si "monstra e Gërbavicës", i cili është i akuzuar për krime lufte, do të ekstradohet nga Spanja në Bosnje-Hercegovinë, njoftoi dje qeveria spanjolle. Shtetasi serb ishte arrestuar në mars të këtij viti në afërsi të qytezës lindore spanjolle, Alikante. Vlahoviç shkoi të jetojë në Spanjë pasi iku nga burgu i Podgoricës në muajin mars të vitit 2001. Sipas prokurorisë boshnjake ai akuzohet për vrasje, keqtrajtime dhe dhunë në lagjen e Sarajevës, Gërbavica, gjatë kohës së luftës së Bosnjes. Vlahoviç pranoi para policisë spanjolle se ka vrarë më shumë se 100 myslimanë./ a.jor.
KOMENTE